Çfarë është NATO?

Zgjidhni një temë dhe zbuloni NATO-n

1 Vendet anëtare

Anëtarë të NATO-s

Aktorët më të rëndësishëm në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut janë vetë vendet anëtare.

Aktualisht janë 29 anëtarë

Renditja sipas alfabetit  ose  Renditja sipas datës

  • Shqipëria (2009)
  • Belgjika (1949)
  • Bullgaria (2004)
  • Kanada (1949)
  • Kroacia (2009)
  • Republika Çeke (1999)
  • Danimarka (1949)
  • Estonia (2004)
  • Franca (1949)
  • Gjermania (1955)
  • Greqia (1952)
  • Hungaria (1999)
  • Islanda (1949)
  • Italia (1949)
  • Letonia (2004)
  • Lituania (2004)
  • Luksemburgu (1949)
  • Mali i Zi (2017)
  • Holanda (1949)
  • Norvegjia (1949)
  • Polonia (1999)
  • Portugalia (1949)
  • Rumania (2004)
  • Sllovakia (2004)
  • Sllovenia (2004)
  • Spanja (1982)
  • Turqia (1952)
  • Mbretëria e Bashkuar (1949)
  • Shtetet e Bashkuara (1949)

Zgjerimi i NATO-s

Anëtarësimi në NATO është i hapur për "çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të respektojë parimet e këtij Traktati dhe që kontribuon në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut".

NATO ka gjithashtu atë që ajo e quan Plani i Veprimit për Anëtarësim. Plani i ndihmon anëtarët të cilët aspirojnë të përgatiten për anëtarësim dhe që i përmbushin kërkesat kryesore, duke u ofruar atyre këshilla praktike dhe ndihmën përkatëse.

 
&nsbp;
&nsbp;
Ilustrim i një takimi të NATO-s

2 Pikat themelore

< >

2.1 Një aleancë politike dhe ushtarake

Siguria në jetën tonë të përditshme është çelësi i mirëqenies sonë. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake.

NATO-ja - POLITIKE promovon vlerat demokratike dhe u mundëson anëtarëve të konsultohen dhe të bashkëpunojnë në çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë që të zgjidhin problemet, të krijojnë besim dhe për një afat të gjatë të parandalojnë konfliktin.

NATO-ja - USHTARAKE është e angazhuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka fuqinë ushtarake për të ndërmarrë operacione për administrimin e krizave . Këto realizohen sipas klauzolës së mbrojtjes kolektive të traktatit themelor të NATO-s - Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit ose - sipas mandatit të Kombeve të Bashkuara, vetëm ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

2.2 Mbrojtja kolektive

NATO-ja i përkushtohet parimit që një sulm kundër njërit ose disave prej anëtarëve të saj konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve. Ky është parimi i mbrojtjes kolektive, i cili është i përcaktuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit.

Deri më tani, i është referuar një herë Nenit 5 - si përgjigje e sulmeve terroriste të datës 9/11 në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001.

2.3 Lidhja transatlantike

NATO është një aleancë e disa vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut. Ajo siguron një lidhje unike në mes të këtyre dy kontinenteve duke u mundësuar atyre që të konsultohen dhe bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe të kryejnë së bashku operacione shumëkombëshe për administrimin e krizave.

2.4 Koncepti strategjik i 2010-ës

Konceptet strategjike përcaktojnë detyrat dhe parimet themelore të Aleancës, vlerat e saj, evoluimin e kushteve të sigurisë dhe objektivat strategjike të Aleancës për dekadën e ardhshme. Koncepti Strategjik 2010 përcakton detyrat më të rëndësishme të NATO-s si: mbrojtja kolektive, administrimi i krizave dhe siguria bashkëpunuese.

 
 

3 Aktivitetet

< >

3.1 Vendimet dhe konsultimet

Çdo ditë, vendet anëtare konsultohen dhe marrin vendime për çështjet e sigurisë në të gjitha nivelet dhe në fusha të ndryshme.

Një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit kolektiv e të gjithë 29 vendeve anëtare meqenëse të gjitha vendimet merren me konsensus.

Qindra nëpunës, ashtu si dhe ekspertë civilë e ushtarakë, vijnë çdo ditë në Selinë qendrore të NATO-s për të shkëmbyer informacione, për të shkëmbyer ide dhe për të ndihmuar në përgatitjen e vendimeve kur është e nevojshme, në bashkëpunim me delegacionet kombëtare dhe personelin në Selinë qendrore të NATO-s.

3.2 Operacionet dhe misionet

  • Afganistan   Kosovë
  • Sigurimi i Mesdheut
  • Mbështetja e Bashkimit Afrikan

NATO luan një rol aktiv në një gamë të gjerë të administrimit të krizës, operacioneve dhe misioneve, duke përfshirë operacionet e emergjencave civile.

Operacionet e NATO-s për administrimin e krizave kryhen sipas nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit ose me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

3.3 Partneritetet

Rreth 40 vende jo anëtare punojnë me NATO-n në një gamë të gjerë çështjesh politike dhe të sigurisë. Këto vende çojnë përpara dialogun dhe bashkëpunimin praktik me Aleancën dhe shumë prej tyre kontribuojnë në operacionet dhe misionet e udhëhequra nga NATO-ja. NATO-ja po bashkëpunon gjithashtu me një rrjet të gjerë organizatash ndërkombëtare.

Vendet partnere nuk kanë të njëjtin autoritet vendimmarrës si vendet anëtare.

 Mësoni më shumë
për partneritetet e NATO-s

3.4 Zhvillimi i mjeteve për t'iu përgjigjur kërcënimeve

NATO-ja gjithmonë ka përtërirë dhe adaptuar veten për të siguruar që politikat, aftësitë dhe strukturat e saj të marrin masa për kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, duke përfshirë mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj.

 
 

4 Ngjarjet kyçe

 

1989

Rënia e Murit të Berlinit

1991

NATO zhvillon partneritete me ish-kundërshtarët pas shpërbërjes së
Bashkimit Sovjetik

1995

NATO-ja u angazhua në operacionin e saj të parë të madh të administrimit të krizës në
Bosnjë dhe Hercegovinë

2001

Sulme terroriste në shkallë të gjerë në Nju Jork dhe Uashington D.C.

NATO-ja i referohet nenit 5 për herë të parë dhe adopton një qasje më të gjerë për sigurinë.

2003

NATO-ja merr përsipër komandimin e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë - ISAF - në Afganistan

2010

NATO-ja adopton Konceptin Strategjik 2010 “Angazhim Aktiv, Mbrojtje Moderne”

 Shkoni te NATO-ja e Deklasifikuar

5 Strukturat e punës

Vendet anëtare

 
Komiteti Ushtarak

Personeli ndërkombëtar ushtarak

 
Operacionet e Komandës aleate
Transformimi
i Komandës
aleate
 

Struktura e Komandës së Integruar Ushtarake

Shihni organigramen